Të dielën rinisin bora dhe shiu, këto janë zonat që do preken…

0
Gjigandi

Pjesa veri-lindore dhe jug-lindore do të përballet me reshje dëborë të dielën. Sipas sinoptikanëve, dëbora do të nisë në Bajram Curri, Fushë Arrëz, Bulqizë, Peshkopi, Pogradec, Korçë dhe Ersekë.

Rreshjet e dëborës vijnë me temperatura shumë të ulëta dhe do pasohen me reshje shiu.

Ndërsa sot dhe nesër dita do të jetë me mot të kthjellët në të gjithë vendin. Temperaturat do të variojnë nga 2 gradë gjatë natës në zonat malore në 13 gradë Celsius në jug të vendit, ndërsa kryeqyteti do të variojë nga 4 në 11 gradë Celsius.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu