Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Doruntina Shala-Tayna, ka nisur prej disa ditësh projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim, por që nuk ka zbuluar se me kë do ta sjellë apo se kur do të lansohet.
Ajo ka shpërndarë një pjesë të shkurtër në Instagram, ku tregon pak se si do të duket videoklipi.
“Një befasi e vogël para verës në bashkëpunim me?”, ka thënë ajo.
Të shumta kanë qenë reagimet në pjesën për komente, fansat e së cilës mezi po presin për këtë prurje.
Tayna ndryshe është në përgatitje të albumit të ri, që siç ka thënë disa herë do të lansohet i plotë në muajin qershor.
Ajo momentalisht po shijon suksesin e “Pijetore” të publikuar në fund të vitit të kaluar.
/abc24.al/