Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.
Kësaj ftese tashmë i janë bashkuar shumë ndërmarrës dhe artistë të njohur në vend, të cilët kanë filluar të jepen donacionet e para për të forcuar sigurinë shtetërore.
Në mesin e tyre edhe reperja e njohur, Tayna ka treguar se shumën nga koncerti i radhës do ta dhurojë për të Fondin e Sigurisë së Kosovës.
Foto: Tayna/Instagram
Kështu ka bërë të ditur vet ajo në një postim në Instagram, duke bërë të ditur se me pesë mars do të mbajë një koncert në diasporë, dhe parat e grumbulluara do t’i dhuroi për të forcuar sigurinë shtetërore.
“Ushtria e Kosovës edhe unë e duam shumë veten edhe Kosovën, se Kosova duhet me u deshtë sa vetja e edhe ma shumë. Për rastësi të bukur data 5 mars i bie me ditën kur filloi me ardh era liri me përjetësimin e Jasharajve, dhe unë tash në liri nga Kosova në Luzanë shkoj të këndoj bashkë me diasporën tonë! Shuma nga ky koncert shkon për Fondin e Sigurisë të Republikës tone. Ushtria ime”, ka shkruar Tayna në postim. /
abc24.al/