Modelja Kylie Jenner i blen kalë 200 mijë dollarësh vajzës dyvjeçare

0
Gjigandi

Modelja e njohur, Kylie Jenner, i ka shpenzuar 200,000 dollarë për t’ia blerë një kalë vajzën së saj dyvjeçare.

Merret vesh se kali i shtrenjtë quhet Frozen dhe është dërguar në Los Angeles nga Holanda gjatë kësaj jave, shkruan “Daily Mail”.

Burimet e afërta me këtë çështje thanë se vetëm transportimi i kësaj kafshe nga Holanda në Shtetet e Bashkuara ka kushtuar nga 7 deri në 10 mijë dollarë.

Sipas burimeve, kafsha do të mbahet në karantinë për 14 ditë dhe ka gjasë që vajza e vogël ende nuk e di se kali i bukur ka arritur në Los Angeles.

RonaTyra

Modelja 22-vjeçare, Jenner, njihet për jetën luksoze që bën. Ajo ka në pronësi disa vetura luksoze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu