15 persona janë arrestuar në Fier, pasi udhëtonin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur gjatë javës që lamë pas.
Gjithashtu janë pezulluar 88 leje drejtimi, nga të cilat 6 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 82 për tejkalim të normave të shpejtësisë.
Janë vendosur 2121 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
905 masa për tejkalim shpejtësie;
235 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
11 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkolit.
21 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
153 masa për përdorimin e aparatit celular;
322 masa për parakalime të gabuara;
143 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
336 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.