Talebanët i vranë prindërit, e atëherë një vajzë 15 vjeçare në provincën e Ghorit në Afganistan dhe vëllai i saj i vogël morën një automatik, e luftuan duke vrarë dy militantë dhe plagosën një tjetër.
Babai i fëmijëve, një prej krerëve fisnorë të zonës dhe mbështetës i qeverisë u ekzekutua bashkë me të shoqen prej kryengritësve. Synimi i talebanëve mbetet imponimi i interpretimit që ata vetë I bëjnë ligjit islamik në vend dhe çrrënjosjen e ndikimit të huaj. Në 29 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Talibanët nënshkruan një marrëveshje historike që vë në lëvizje mundësinë e tërheqjes së plotë të trupave amerikane nga Afganistani.
E ashtuquajtura “Marrëveshja për paqen në Afganistan” parashikon një seri angazhimesh nga SHBA dhe Talebanët në lidhje me nivelet e trupave, luftën kundër terrorizmit dhe dialogun ndër-afgan, që synojnë arritjen e “një armëpushimi të përhershëm dhe gjithëpërfshirës”. E megjithatë, vetëm një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes, talebanët i shtuan sulmet e saj ndaj aleatëve afganë të Amerikës në nivele më të larta se zakonisht, sipas të dhënave të siguruara nga Inspektoriati i Përgjithshëm të Pentagonit për Rindërtimin në Afganistan. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ndaj forcave kombëtare afgane të mbrojtjes dhe sigurisë, në 14 korrik Pentagoni njoftoi se SHBA është tërhequr nga pesë baza në Afganistan dhe ka reduktuar nivelin e trupave të saj në vend.
Burimi: top-channel.tv