Në mbledhjen e fundit, Jorida Tabaku tha sot se Komsioni Hetimor për Inceneratorët u përball me pengesa të shumta. Tabaku gjatë fjalës së saj veçoi mbrojtjen politike që iu bë gjatë këtyre javëve aferën korruptive të inceneratorëve.
Megjithatë, demokratja tha se pavarësisht kësaj komisioni arriti të sjellë një panoramë të qartë të asaj që ka ndodhur. Sipas saj qëllimi i komisionit ka qenë të tregojë që këto tre kontrata koncesionare kanë përfshirë nga punonjësi më i thjeshtë te kryeministri i vendit. Tabaku tha se dëshmitarët “nuk mbanin mend” çfarë kishin firmosur, por siç thekson ajo kjo nuk ndodh.
“Të gjithë kanë harruar, nuk kanë parë nuk mbajnë mend çfarë ka ndodhur. Javët e fundit kemi parë mbrojtjen politike që i është bërë tre kontratave koncesionare që kulmoi të mërkurën me kryeministrin Rama. Në sytë e gjithë shqiptarëve është e qartë çfarë ka ndodhur. Qytetarët e kanë të qartë tregon lidhjen e drejtpërdrejtë dhe mbështetjen e shtetit.
Nuk ndodh siç tha Edi Rama, që të firmoset diçka pa ditur stafi i tyre. Nuk ndodh që askush mos ketë parëm dëgjuar se çfarë ndodh.
Zoti Veliaj tha se ka marrë një angazhim pa pasur miratimin e këshillit bashkiak. Kjo është arroganca më e rëndë që i është bërë pushtetit lokal. Ka arritur vetëm Erion Veliaj të shpërfillë Veliajn. Bllako preferoi të mos përgjigjej. Zoti Bllako është një person i përfshirë në dhënien e kësaj kontrate koncesionare. Ky komision ka pasur shumë pengesa. Unë nuk besoj se opozitës i ka mbetur diçka për të bërë sepse kanë bërë maksimumin. I falënderoj kolegët. Kemi ruajtur etikën.
Kemi pasur zyrtarë të përgjegjshëm që na kanë sjellë informacione. Në përfundim ky komision ka arritur të bëjë maksimumin. I ka kthyer parlamentit rëndësinë e komisioneve parlamentare”, deklaroi Tabaku.
Tabaku tha se më datën 7 mars ky komision do të sjellë raportin përfundimtar, ndërsa theksoi se e rëndësishme është që të jetë vetëm një.