Sylvester Stallone vjen me një reality show familjar: Njerëzit do të tronditen

0
Gjigandi

Aktori i njohur hollivudian, Sylvester Stallone mori pjesë pak ditë më parë në premierën e debutimit të tij televiziv, premierën e serialit “Tulsa King”, me ish-gruan e tij Jennifer dhe vajzat Sistine dhe Sofia. Me atë rast ai ka folur për reality show-n e tij familjar, i cili pritet të publikohet shumë shpejt. Vajzat e tij dhe bashkëshortja nga e cila u divorcua, pranuan me kënaqësi të ishin pjesë e këtij projekti.

“Kjo do t’i trondisë vërtet njerëzit”, tha aktori dhe zbuloi se do t’i kujtojë të gjithëve një film të vërtetë familjar. Stallone theksoi se nuk ishte shumë i interesuar të portretizonte jetën e tij në këtë mënyrë, por tha se ndryshoi mendje shumë shpejt, sepse beson se është sërish në kulmin e famës.

Shfaqja pritet të ketë premierë në Paramount+, por data e publikimit ende nuk është bërë e ditur. Shfaqja e ardhshme do t’u japë shikuesve një vështrim të fshehtë në jetën e tij si në aspektin profesional ashtu dhe për jetën personale dhe divorcin me bashkëshorten, me të cilin kishte 25 vite martesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu