Sulmuesi përgatitet

0
Gjigandi

Leroi Sane dhe Bajerni i Mynihut janë gjithmonë e më pranë, madje shpresojnë që gjithçka të finalizohet dhe firmat të mbyllen sa më shpejt. Pavarësisht se gjatë fundjavës së kaluar fakti u mohua për të disatën herë edhe nga shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Hainc Rumenige (Rumenige i ka cilësuar si një idiotësi zërat e një istance prej 10 milionë eurosh mes kërkesës 50-milionëshe dhe ofertës prej 40 milionësh), sulmuesi i Mançester Sitit do të luajë me siguri në Bavari sezonin e ardhshëm.

Leroi Sane është në skadencë kontrate në qershorin e vitit 2021 me “Qytetarët” e stërvitur nga Pep Guardiola dhe Bajerni i Mynihut do të mund ta siguronte me parametër zero në sezonin e ardhshëm anësorin ofensiv të majtë.

Prandaj, duke u nisur nga fakti se talenti gjerman 24-vjeçar i është premtuar prej kohësh Bajernit dhe biseda me trajnerin Hansi Flik e bindi menjëherë, Sane mësohet se ka bërë një dhuratë të madhe për skuadrën e tij të ardhshme dhe ka marrë gjithashtu një dhuratë.

Sipas asaj që raporton “SportBild”, Leroi është gati që të heqë dorë edhe nga 30 për qind e pagës së sivjetshme që përfiton te Mançester Siti, vetëm për t’u larguar.

Ndërkohë, Bajerni i Mynihut, me urdhër të trajnerit Hansi Flik, ka bërë gati fanellën me numër 10 për Sanenë, atë që ka mbajtur me lavdi Arjen Roben, deri pas lamtumirës në verën e vitit të kaluar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu