Një shtëpi në Sarandë dhe një lokal në Himarë janë sulmuar ditën e sotme.
Policia njofton se të dyja kanë qenë në pronësi të dy grave të cilat kanë bërë denoncime në polici. Konkretisht lokalit i është thyer një xham kurse shtëpisë i janë sulmuar dritaret.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen K. L., 51 vjeçe, banuese në Himarë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi kallëzimit të bërë nga shtetasja V. B., 59 vjeçe, banuese në Himarë, se 51-vjeçarja i ka thyer xhamin e lokalit.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F. M., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar dritaret e një banese në pronësi të shtetases B. N.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.