Sulmi në Uzinën e Gramshit/ Tabaku: Çdo përpjekje për të krijuar destabilizim në rajon, është e patolerueshme

0
Gjigandi

Deputetja Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme në Gramsh ky tre shtetas të huaj tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh.

Me aën të një postimi në Facebook, Tabaku u shpreh se vendi është anëtare e NATO-s dhe çdo përpjekje e huaj për të krijuar destabilizim në rajon është e patolerueshme.

Postimi:

Përgëzime ushtarëve tanë dhe shërim të shpejtë. Meritë e tyre që ngjarja e djeshme nuk eskaloi.
Shqipëria është një vend i NATO dhe çdo përpjekje e huaj për të krijuar destabilizim në rajon është e patolerueshme.
Ngjarja e djeshme në bazën ushtarake duhet zbardhur dhe ndjekur me kujdes.
E domosdoshme që Ministri Mbrojtjes të informojë Komisionin e Sigurisë në Kuvend!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu