U arrestuan në uzinën e Poliçanit/ Zbardhet dëshmia e 4 çekëve: Jemi turistë

0
Gjigandi

Zbardhen të tjera detaje rreth 4 çekëve të arrestuar sot në Poliçan, pas veprimeve të dyshimta se po fotografonin uzinën e armatimeve në këtë qytet.

U mësua fjalët e para që kanë thënë dy çekët që u kapën në tunel, ishin me justifikimin se kishin humbur rrugën.

“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur dy shtetasit me pasaporta çeke.

Ndërkohë pas kontrolleve u ndaluan dhe dy bashkëjetueset e tyre. Mësohet se dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë brenda tunelit të armatimeve ku kishte kundërajror, ndërsa u kapën pasi u konstatua se një prej dyerve ishte shkallmuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu