Sulmi brutal i ariut të murrmë vret nën e 2 fëmijëve pranë liqenit piktoresk

0
Gjigandi

39 vjeçarja Anastasia Lukashova u gjet dje e plagosur rëndë pas sulmi të një ariu, teksa ishte me pushime me familjen në rajonin Severo-Yeniseysk në Rusi.

Por ajo humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Incidenti i rëndë ndodhi në taigat piktoreske të liqenit Lesnoye, pranë fshatit të Baikal.
“Gruaja po ecte në një shteg pylli kur besohet se u sulmua nga një ari i murrmë. Bashkëshorti e kishte gjetur atë të plagosur por për fat të keq ajo vdiq gjatë rrugës për në spital”, thuhej në deklaratën e policisë, ku shtohej se ekspertët ishin dërguar në zonë për të kërkuar ariun vrasës.
Këtë vit janë disa rajone në Rusi dhe vende të tjera të botës që po raportojnë numra më të lartë se zakonisht të sulmeve të arinjve ndaj njerëzve.
Moti i thatë e i nxehtë besohet se ka shkaktuar mangësi në ushqimin e pyllit si manaferrat e manatokat, dhe si rezultat ata po afrohen më shumë me kampet apo strukturat e pushimit të njerëzve.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu