Kombëtarja e Kosovës në taekwondo ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian, të mbajtur prej 19-22 maj 2022, në Manchester të Britanisë së Madhe.
“Suksesin më të madh e arriti Arbnor Bajra, i cili shënoi fitore në raundin e parë të kategorisë -74 kilogramë, ndërsa u ndal në raundin e dytë. Renditja përfundimtare për garuesin tonë ishte vendi i nëntë, që vlerësohet sukses.
Pjesëmarrës ishin edhe dy garuesit tjerë, Arbër Azemi, bursist olimpik për Paris 2024, dhe Arbër Bajra, të cilët nuk e patën ditën e tyre, pasi u ndalën në raundin e parë të kategorisë -68 kg, përkatësisht -80 kg.
Iu urojmë më shumë fat taekwondistëve tanë në garat e ardhshme ndërkombëtare”,
njofon KOK.