Pasditen e sotme, një stuhi breshëri që ka vërshuar në lindje të qytetit për më shumë se 40 minuta është pasuar me dëmtime të mëdha në bujqësi.
Dëmet më të mëdha janë në fshatin Rovje të qendrës administrative Kukur, ku dhe stuhia e breshërit ka qenë më e fuqishme.
Sipas banorëve, stuhia e breshërit ndodhi shumë shpejt. Koha ishte me temperatura të larta e me diell e papritur, për 20 minuta ndryshoi gjithcka.