Studiuesja gjermane, Suzana Starikov përmes një postimi në Twitter thotë se kryeministri shqiptar, Edi Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Ajo ka shkruar se SHBA-ja ka insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s.
Sipas saj, kandidatë ishin Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Katja Kalas.
“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”,
shkruan Starikov.