Studenti që prodhoi pajisjen që hapat gjatë ecjes i shndërron në energji elektrike

0
Studenti që prodhoi pajisjen që hapat gjatë ecjes i shndërron në energji elektrike
Gjigandi

Jeremiah Thoronka, 21-vjeç, student nga Sierra Leone, ka menduar një metodë interesante sesi hapat gjatë ecjes t’i shndërroj në energji elektrike

Ai ka prodhuar një pajisje që vendoset nën rrugë, e që përdoret me nxehtësi kurse vibrimet krijohen nga këmbësorët dhe mjetet motorike.

Për përdorimin e kësaj pajisje nuk nevojitet bateri apo ndonjë burim tjetër i energjisë. Për dallim nga pajisjet e tjera që prodhojnë energji të ripërtërishme, kjo është e mundur të përdoret edhe gjatë ditës dhe natës – në çfarëdo vendi.

Në Sierra Leone, 26 për qind e popullatës kanë energji elektrike, e Thoronka është rritur në rrethana shumë të vështira.

“Familjet duhet të mbështeten në dru dhe gjeneratorë të lirë. Është e mundur të mësohet në dritën e qirinjve, por shpesh edhe kjo shkakton problem të madh”

RonaTyra

, tha ky i ri.

Kompaninë Optim Energy e themeloi kur ishte vetëm 17-vjeç. Gjatë pilot projektit, dy pajisjet e tij kanë qenë të mjaftueshme që 150 shtëpi dhe 15 shkolla të kenë energji elektrike.

Thoronka vitin e kaluar fitoi çmimin prestigjioz Global Student Prize – duke fituar 100 mijë dollarë. Këto para synon t’i përdor për 100 mijë njerëz që të kenë energji elektrike deri më 2030.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu