Prej kohësh është njoftuar se artisti latin, Maluma, do të mbajë një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Mbrëmja është organizuar nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, gjersa ishte paraparë të vinte në Shqipëri para pandemisë.
Ky duket se nuk u prit edhe aq mirë nga reperi Stresi, i cili kërkoi nga populli ta bojkotonte këtë koncert.
Stresi (Foto: Instagram)
Në një shkrim të bërë në rrjete sociale, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) thotë se populli nuk kanë bukë për të ngrënë, ndërkohë që kostoja e këtij eventi ka kaluar 700 mijë euro.
“Populli nuk ka bukë për të ngrënë? Dhe e dini sa ka shkruar kostoja e këtij koncerti? Mbi 700 mijë euro organizim. Bojkotojeni këtë koncert”, tha ai.
Stresi (Foto: Facebook)
Maluma do të performonte në vitin 2020, por shfaqja ishte shtyrë deri në këtë kohë për shkak të situatës së krijuar me COVID-19.
Në koncert do të këndojnë edhe artistë të tjerë shqiptarë dhe Elgit Doda është njëri prej tyre.
/abc24.al/