Stres dhe atak paniku, Beatrix Ramosaj tregon shqetësimin e saj

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj, iu ka rrëfyer ndjekësve të saj në Twitter gjendjen e saj emocionale kohët e fundit. Në një status në rrjetin social, Beatrix shkruan se është shumë e stresuar dhe shkaku i kësaj gjendjeje është kënga e re që do të publikojë së fundmi, e titulluar ‘Më Ndikon’.

“Pse po ndihem kaq emocionale? E urrej! Mendoj që kënga do të dalë këto ditë dhe jam shumë e stresuar”,– shkruan Beatrix.

Në një tjetër status vijues në Twitter, këngëtarja shkruan se është aq ‘e dërrmuar’ sa ka pësuar edhe atak paniku.

“Isha aq e dërrmuar me emocionet sa fillova të qaj, situatë e ndjekur nga një atak paniku. E mrekullueshme! Zemra ime djema…”- shkruan Beatrix.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu