Prej 10 vitesh në një lidhje dashurie, Rozana Radi në një rrëfim për jetën personale

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’. Ajo ndër të tjera ka folur për jetën e saj private por edhe atë profesionale. Rozana ka pranuar se është në një lidhje dashurie prej 10 vitesh. Jo vetëm kaq por ajo tregoi edhe një moment kur gazetat e kanë ‘futur në sherr’ Rozanën me partnerin e saj.

Gjithashtu, artistja zbuloi edhe diçka për partnerin e saj. Ajo tha se ai nuk merret aspak me botën e televizionit dhe ka dëshirë që mos të bëhet publik.

“Në një emision thashë “jam shumë e lumtur se jam ndarë më të dashurin”, ku pjesë ishte satira përveç investigimit. Pas emisionit do të shkoja në plazh me të dashurin dhe nisën gazetat “u rilidh Rozana”. Na futën me të vërtetë në sherr, se ai më thoshte pse e ke thënë ti. Ne nuk ishim në sherr por na futën me të vërtetë në sherr. Unë jam mirë, në një marrëdhënie disavjeçare, kam dhjetë vite me të njëjtin shkëlqim. Me thënë të drejtën personi të cilin kam zgjedhur të kem në krah, nuk merret fare me fushën e spektakleve dhe nuk preferon të bëhet publik e ta shohin.”– tregoi Rozana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu