Botës i ka ardhur më në fund “shpirti në majë të hundës” me Plandeminë dhe diktaturën sanitare të nisur në Kinë dhe të shpërndarë në të gjithë shtete nga një elitë globale miliarderësh perversë që tallen me popujt.
Por duket se revolucioni paqësor anti-vaksinë dhe anti-Plandemi ka nisur pikërisht në shtete ku u duk se popullsia është me e nënshtruar dhe më e “bindur”.
Në SHBA dhe Kanada, popullsia është ndërgjegjësuar në një kohë që është lodhur sakaq me Plandeminë, vaksinat e panumërta me detyrim dhe shtrëngimet e lëvizjes së lirë nga qeveritë.
Një karvan kolosal që nisi nga SHBA-të sot është ndalur në Kanada, në kryeqytetin e kësaj të fundit, ku mbi 1.5 milionë protestues janë mbledhur që të rrëzojnë diktaturën sanitare të mbështetur edhe nga kryeministri kanadez Trudeau.
“Karvani i Lirisë” siç njihet ndryshe autokolona e kamionistëve kanadezë dhe amerikanë, janë parkuar sot në “Parliament Hill”, në qendër të kryeqytetit kanadez Ottawa, për të protestuar kundër vaksinimit të detyruar për shoferet dhe popullatën.
Demonstrues mbështetës të protestës, marshuan gjithashtu para kryeministrisë dhe zyrës së Justin Trudeau me flamuj kanadezë, të rajonit të Kebek-ut dhe flamuj amerikanë, kundër detyrimit të vaksinimit për të kaluar kufirin Kanada-SHBA.
Me kamionët e parkuar para ndërtesave qeveritare, protestuesit mbanin në dorë kopje të Kushtetutës dhe librave të të drejtave të njeriut, shkruante e përditshmja vendase “Toronto Sun”.
Në të tjera rajone kanadezët tregonin solidaritet me mijëra kamionistët që janë bashkuar në protestë drejt kryeqytetit Ottawa, kundër vaksinimit të detyruar të shoferëve për kalimin e kufirit me SHBA-të.
“Kam ardhur të falënderoj kamionistët që po i kushtojnë protestës kundër vaksinimeve, kohën dhe paratë e tyre. Nuk duam të vaksinohemi me detyrim, kjo duhet të jetë një zgjedhje personale”,- tha protestuesja Louise.
“Të gjitha pasaportat e vaksinës duhet të hiqen, ato janë një ndërhyrje në jetën dhe privatësinë tonë”,- shtoi ajo.
Lëvizja e nisur disa ditë më parë vjen në kundërpërgjigje të kërkesës së qeverisë për vaksinimin e detyruar të shoferëve të kamionit, për kalimin e kufirit me SHBA-të.
Prej 15 janarit Kanadaja i kishte kërkuar punonjësve të shërbimeve thelbësore, të cilët më parë ishin të përjashtuar, të jenë të vaksinuar.
Grupi i kamionistëve arrin në disa mijëra kamionë dhe po vijon rrugën drejt kryeqytetit Ottawa.
Liderët e grupit kanë bërë thirrje për protestë paqësore, por në media përsëritet alarmi për akte dhune nga grupe që kanë kërcënuar më herët. Gjithsesi përballë një turme që e ka kaluar shifrën e 1 milion protestuesve, qeveria e Trudeau-t, është e pa fuqishme të reagojë, ndaj duhet vetëm thjesht të presë…
/Burimi: The Sun/Përshtati: Priza.al/