Fatkeqësia në Fukushima, Japonia do të shkarkojë një milion ton ujë radioaktiv në det

0
Gjigandi

Japonia do të lëshojë më shumë se një milion ton ujë në det nga termocentrali i shkatërruar i Fukushima këtë vit.

Pas trajtimit, nivelet e shumicës së grimcave radioaktive plotësojnë standardin kombëtar, tha operatori.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se nuk ka rrezik, por vendet fqinje kanë shprehur shqetësim.

Fatkeqësia atomike e Fukushimës në vitin 2011 ishte indicenti më i rëndë bërthamor që nga Çernobili.

Çmontimi tashmë ka filluar, por mund të zgjasë katër dekada.

RonaTyra

“Periudha kur do e lëshojmë ujin në det do jetë gjatë pranverës ose verë”, tha Hirokazu Matsuno të premten, duke shtuar se qeveria do të presë për një “raport gjithëpërfshirës” nga IAEA përpara se të bëhet shkarkimi.

Çdo ditë, uzina prodhon 100 metra kub ujë të ndotur, i cili është një përzierje e ujërave nëntokësore, detit dhe ujit që përdoret për të mbajtur reaktorët të freskët.

Më pas filtrohet dhe ruhet në depozita. Me më shumë se 1.3 milion metra kub në termocentral, hapësira po mbaron.

Uji filtrohet për shumicën e izotopeve radioaktive, por niveli i tritiumit është mbi standardin kombëtar, tha operatori Tepco.

Ekspertët thonë se tritiumi është shumë i vështirë për t’u hequr nga uji dhe është i dëmshëm për njerëzit vetëm në doza të mëdha.

Megjithatë, vendet fqinje dhe peshkatarët vendas e kundërshtojnë propozimin, i cili u miratua nga qeveria japoneze në vitin 2021.

Forumi i Ishujve të Paqësorit ka kritikuar Japoninë për mungesën e transparencës.

“U ra dakord që ne do të kishim akses në të gjitha provat e pavarura shkencore dhe të verifikueshme përpara se të ndodhte ky shkarkim. Fatkeqësisht, Japonia nuk ka bashkëpunuar”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Forumit, Henry Puna.

Japonia verilindore u trondit nga një tërmet me magnitudë 9.0 ballë më 11 mars 2011, i cili më pas shkaktoi një cunami gjigant.

Dallgët goditën termocentralin bërthamor të Fukushima Daiichi, duke përmbytur tre reaktorë dhe duke shkaktuar një fatkeqësi të madhe. Më shumë se 150.000 njerëz u detyruan të evakuohen nga zona.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu