Stepen investimet publike, rritja e çmimeve pritet të shtyjë afatin e kontratave

0
Stepen investimet publike, rritja e çmimeve pritet të shtyjë afatin e kontratave
Gjigandi

Rritja e ndjeshme e çmimeve, për çdo produkt të mundshëm ka krijuar një situatë të paqartë për ecurinë e mëtejshme të investimeve publike. Bizneset ndërtuese që kanë lidhur kontratë me autoritetin rrugor shqiptar kanë njoftuar drejtuesit mbi problematikën.

“Situata nuk është normale, kemi probleme me çmimet e materiale ndërtimit, kemi probleme me çmimet e energjisë që japin efekt zinxhir. Këtë problematikë e kemi hasur. Kemi marrë njoftime nga kompanitë që merren me investime. Ajo që mund të themi është një paqartësi, pasi lufta është në zhvillim e sipër. Operatorët me të cilët ne bashkëpunojmë kanë patur një stepje të punimeve por jo pezullim”, u shpreh Evis Berberi, drejtor i ARRSH në një intervistë për Vizion Plus.

Por, ndonëse në muajin mars kulmoi kriza e çmimeve, sipas ARSH, shumë projekte janë në fillesa dhe nuk janë cenuar nga kjo krizë, ndërsa ngërçi lidhet me ato ndërtime që realizojnë vepra arti, ku nevojiten beton, hekur etj.

“Për fatin tonë jemi në fillimet e punimeve për shumë investime ndaj dhe muaji Mars ka koiciduar me volume gërmimesh që nuk janë të prekur direkt nga rritja e çmimeve.”

Por, do të vihet në pikëpyetje përfundimi i veprave publike sipas afateve të parashikuara? Këtë përgjigje deri më tani nuk e jep dot askush.

RonaTyra

“Nga e gjithë kjo paqartësi në tregje mbetet e vështirë të thuash se si do tëjetë ecuria e mëtejshme. Ne po presim një stabilizim të mundshëm të tregjeve lidhur me luhatjet e çmimeve dhe më pas do të vlerësojmë kostot për secilën kontratë për të parë se si mund të ndihmojnë këto kompani.”

Çdo kontratë e lidhur me Autoritetin Rrugor Shqiptar nuk parashikon indeksim të çmimeve, por në kushtet aktuale, kur kostot janë rritur ndjeshëm, realizimi i investimeve sipas kontratave të nënshkruara është i pamundur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu