STEM, programi i gjeneratës digjitale shpall fituesit e saj të parë

0
Gjigandi

STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), programi i gjeneratës së re
digjitale në Shqipëri, aplikimi i të cilit nisi vetëm pak muaj më parë, pas nënshkrimit të
memorandumit të bashkëpunimit mes Fondacionit Vodafone Albania dhe Ministrisë së
Arsimit dhe Sportit, ka nisur aplikimin me trajnimin e nxënësve të moshës 12- 14 vjeç
dhe mësuesëve në 12 shkolla të vendit.

Faza e parë e këtij projekti u finalizua sot në një event që u organizua në mjediset e
Tirana European Youth Capital, ku u prezantuan dhe u vlerësuan me çmime projektet
koduese më të mira. Ishin të pranishëm pjesëmarrësit në trajnime, nga të 12 shkollat,
përfaqësues të Fondacionit Vodafone Albania, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,
organizatës SciCo dhe partnerë të tjerë të STEM.

Faza e parë e projektit “Generation Next” është zhvilluar me metodologjinë STEM,
sikurse është përcaktuar në memorandumin e bashkëpunimit, për rreth 250 nxënës dhe
mësuesit e tyre, në një interval kohe prej dy muaj e gjysmë.

Në fazën e konkurrimit u paraqitën 51 projekte të realizuara nga nxënësit, prej të cilave
39 ishin Arduino dhe 12 app inventor. Në fazën finale të konkurrimit u përzgjodhën 10
projektet më të mira nga juria, e cila përbëhej nga Admir Malaj, CEO i Alpha Plan
NGO/Code for Albania, Hilda Helga Laszlo, Drejtore e IT-së në Vodafone Albania,
Majlinda Mehmetaj, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit, Gerti Boshnjaku, CEO i
Albania Tech, Theo Anagnostopoulos, president i SciCo NGO.

Projektet e realizuara ishin të gjitha zgjidhje të mirëmenduara teknologjike për të
përmirësuar, lehtësuar apo bërë më të sigurtë jetën në komunitet. Fëmijët kishin
realizuar produkte që iu vijnë në ndihmë njerëzve me aftësi të kufizuara, që promovojnë
agroturizmin apo e bëjnë më të sigurtë ambientin shkollor. Madje projekti që meritoi
çmimin e parë, realizuar nga nxënësit e shkollës “Sulë Harri” në Elbasan, titullohej
pikërisht “Shkolla që duam”, ku përmes kodimit, shkolla mund të bëhet një ambient më i
sigurtë. Çmimi i dytë shkoi përsëri për një tjetër grup nxënësish nga shkolla “Sulë Harri”
në Elbasan dhe çmimi i tretë për shkollën “Neim Babameto” në Durrës.

RonaTyra

Mësuesja Valentina Ismaili, mentorja e grupeve fituese të vendit të parë e të dytë, u
shpreh se: “Nëpërmjet këtyre projekteve që realizuam, kuptuam se është teknologjia ajo
që u jep zgjidhje shumë problemeve në jetë.”

Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, u shpreh entuziaste për
aftësitë digjitale të nxënëse në moshë kaq të re. “Si CEO e një kompanie teknologjie
jam shumë e lumtur të shikoj se kemi arritur të nxisim ide smart në mendjen e
gjeneratës së re. 10 vjet nga sot, shpresoj t’ju shikoj të dilni në titujt e lajmeve, si emra
të mëdhenj në fushën e kodimit.”

E pranishme në këtë event, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, u shpreh se: “Nuk e mendoja
që në një përiudhë kaq të shkurtër, rezultatet e këtij projekti do të ishin kaq
domethënëse dhe nxënësit do të ishin kaq të përfshirë, bashkë me mësuesit. Kemi plan
që edhe vitin e ardhshëm, jo vetëm në 12 shkolla, por edhe në 30 shkolla, deri në fund
të projektit, në fund të tre viteve, të kemi gjithsej 60 shkolla.”

Ndërsa presidenti i SciCo NGO, Theo Anagnostopoulos, iu referua të rinjve si e ardhmja
e Generation Next. “Përgjatë këtij udhëtimi, ju i dhatë zgjidhje disa problemeve sociale
nëpërmjet STEM, duke plotësuar kështu fazën pilot të këtij projekti, që shpresoj ta keni
shijuar.”

STEM financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për
aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane) dhe që
do të shtrihet edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Aftësimi digjital është pjesë e
objektivave të Vodafone. Kohët po ndryshojnë, studentët po ndryshojnë dhe është
thelbësore që sektori i arsimit të ecë në një hap me revolucionin e 4-rt industrial që po
vjen, pra revolucionin teknologjik. Bashkimi Evropian po jep 3 miliardë euro fonde, pra 3
miliard euro nga 9 në total të paketës së destinuar për digjitalizimin e Ballkanit
Perëndimor. Vodafone Albania është e para kompani private së cilës i lejohet të
aprovojë një kurrikulum në sistemin e arsimit publik në Shqipëri.

  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu