Spanjë/ Goditet klani shqiptar “Farruku”, detajet nga megaoperacioni

0
Gjigandi

Një operacion i zhvilluar nga më shumë se 250 agjentë të Gardës Civile në Spanjë, ka zbuluar dy tonë kokainë në portin e Algeciras. Operacioni nisi në disa provinca spanjolle, përfshirë Malagën.

Pas kontrolleve, agjentët kanë bërë çmontimin e klanit shqiptar ‘Farruku’, kreu i të cilit ishte Kreshnik Farruku.

Klani Farruku, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme. Kreshniku, drejtuesi i saj, u arrestua në vitin 2019 në Madrid për shkak se kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Italia që nga viti 2018.

Garda Civile ka theksuar se operacioni është ende i hapur dhe se nuk përjashtohen arrestime të reja në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu