SPAK ka nisur hetimin/ Balla ‘nxjerr inatin e Xhaçkës’, akuzon Berishën: Ke grabitur kompleksin në mes të Tiranës

0
Gjigandi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar rëndë Sali Berishën, pasi sipas tij kryetari i PD-së ka grabitur një kompleks në qendër të Tiranës.

Balla tha se SPAK ka nisur hetimet për këtë çështje, si dhe Berisha duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se si është bërë pronar tokash në Dhërmi.

Sipas Ballës bëhet fjalë për kompleksin ‘Partizani’.

“E ftoj Berishën ti shpjegojë shqiptarëve si ka mundësi që është pronar tokash në Dhërmi, te Gjiri i Lalëzit. Ky është varianti më i turpshëm i servilave të atij regjimi. Vodhi kompleksin partizani. Do i bëj thirrje SPAKS, do i çoj dokumenta se si është vjedhur kompleksi “Partizani”. Ky ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në bregun e Dhërmiut. Kompensim të pronave të Viçidolit në Dhërmi. Nuk e di por e ftoj parafolësin të dalë dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se si është bërë pronar tokash në Dhërmi Ky grabitësi i pronave vodhi dhe pronën m’u në qendër të Tiranës, kompleksin ‘Partizani’.

E përsëri i bej thirrje SPAK meqë më ka informuar që e ka regjistruar dosjen, pra ka nisur procedimin, e nesër do i çoj përsëri dokumente shtesë, si u gjet prona e kompleksit Partizani”, tha Balla.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu