Xhamia e Shën Sofisë do të raihapet sot për adhurim me namazin e xhumasë për herë të parë pas 86 vitesh.
Rreth 1.500 njerëz pritet të kryejnë lutjet e xhumasë gjatë ceremonisë së hapjes, përfshirë figura të tilla si presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli.
“Myslimanët janë të ngazëllyer, të gjithë duan të jenë në hapje”, është shprehur Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya të enjten.
Shën Sofia ka qenë një prej Kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në Xhami. Në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.
Burimi: top-channel.tv