​Sot hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2022

0
​Sot hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2022
Gjigandi

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2022 (KIFT) do të hapet sot në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:30.

Në hapje të panairit marrin pjesë ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, presidenti i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa, kryetari i Organizatës turistike të Ulqinit Gëzim Hajdinaga, drejtori i Agjencisë kombëtare për promovim të turizmit në Maqedoninë e Veriut Ljupço Janevski, si dhe ambasadorët e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Ky panair theks të veçantë ka promovimin e turizmit të Kosovës si dhe të krijojë lidhje më të forta bashkëpunimi me subjekte të ndryshme të turizmit në rajon dhe pjesën tjetër të botës.

Në ditën e parë të panairit do të nënshkruhet memorandumi për bashkëpunim mes Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK) dhe Agjencisë për promovim dhe përkrahje të Turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu do të prezantohen të arriturat e UTK dhe publikimi i Aplikacionit të Turizmit “Think Kosova”, prezantimi i Komunës së Ulqinit për oferta turistike Ulqini 2022 dhe të tjera.

RonaTyra

Panairi organizohet nga Unioni i Turizmit të Kosovës në partneritet institucional, ndërkombëtar si dhe bashkëpunëtorë me Unionin Turistik Shqiptar, si dhe me shtete të ndryshme si: Shqipërinë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Malin e Zi, Bullgaria, Turqia, Greqia, Agjencia Kombëtare e Turizmit etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu