Një ditë pas kaosit që u krijua në Kuvendin e Shqipërisë, sot janë parashikuar një sërë komisionesh parlamentare të cilat do të zhvillohen online.
Nga 10 mbledhje që janë parashikuar, 5 prej tyre janë vendosur të mbahen online. 5 të tjera do të zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit, por mund të ndodhë që edhe sot deputetë mund të përdorë sërish kaosin për të sabotuar punën.
Komisionet që do të mbahen sot
Komisioni për Politikën e Jashtme Online Ora:09:30
Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online 09:30
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kryesinë e Kuvendit Ora:10:00
Komisioni për Politikën e Jashtme online Ora:10:00
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:11:30
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Online Ora:11:30
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:12:30
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:00
Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:30
Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online Ora:15:00
j.l./ ABC24.AL