Vitin tjetër nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës: Shtohen dy korsi, një e dedikuar për emergjencat

0
Gjigandi

Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me nga dy korsi në të dyja krahët e saj në vitin 2024.

Sipas projektit, një korsi në secilin sens do të jetë e dedikuar për emergjencat dhe tjetra për makinat e tjera.

“Zgjerimi i autostradës sipas ARRSH pritet të nisë në tremujorin e parë të vitit 2024. Projekti do të shtrihet si fillim nga kthesa e Kamzës për të vijuar në nyjen e Kasharit”.

Punimet në këtë pjesë të rrugës prej 5.8 km do të zgjasin 2 vite.

Ilir Belba: Tek loti i parë, zgjerimi do bëhet përgjatë rrugës ekzistuese e cila nuk prek ndonjë objekt… Zgjerimi do bëhet te kanali ekzistues.

RonaTyra

Zgjerimi për pjesën tjetër të autostradës nga kthesa e Rinasit në Durrës dhe anasjelltas parashikohet të ndodhë pas vitit 2025.

Ilir Belba: Pas përfundimit të lotit të parë në varësi të projekbuxhetit do nisin lotet e tjera.

Bashkë me shtimin e korsive nga kthesa e Kamzës te kthesa e Kasharit, do të bëhet edhe riasfaltim i rrugës ekzistuese.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu