Sophie Turner dhe Joe Jonas thuhet se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, raportojnë disa media.
Çifti, të cilët tashmë janë prindër të Willas njëvjeçare, ndezën për herë të parë thashethemet për shtatzëninë në shkurt, kur Turner u fotografua në Los Angeles duke mbajtur barkun.
Jonas, 32-vjeçar, dhe Turner, 26-vjeçe, u panë gjithashtu në veshjet e njëjta të gjelbra mes thashethemeve të vazhdueshme.
Sophie Turner dhe Joe Jonas në pritje të fëmijës së dytë
Dyshja filluan takimet me njëri-tjetrin në vitin 2016 dhe njoftuan për fejesën një vit më vonë, në 2017.
Megjithatë, ata nuk bënë debutimin si çift në tapetin e kuq deri në vitin 2018.
Të njëjtit u martuan në një ceremoni të organizuar në Las Vegas në maj të vitit 2019, gjersa patën një martesë luksoze të dytë në Chateau de Tourreau të Francës.
Sophie Turner (Foto: MEGA)
Vëllëzërit e famshëm të Jonas, Kevin dhe Nick, kanë gjithashtu fëmijët e tyre.
Kevin, 34-vjeçar ndan vajzat Valentina dhe Alena me gruan Danielle, me të cilën është i martuar që nga viti 2009.
Sophie Turner dhe Joe Jonas me fëmijën e parë
Nick, 29-vjeç, kohët e fundit njoftoi se ai dhe gruaja Priyanka Chopra mirëpritën një fëmijë nëpërmjet një surrogateje.
/abc24.al/