Sony prezanton “rivalin e Apple”, Xperia 1 IV

0
Sony prezanton “rivalin e Apple”, Xperia 1 IV
Gjigandi

Kompania Sony ka prezantuar ‘Xperia 1 IV’, të cilit për herë të parë i është dhënë një kamerë e fuqishme zmadhimi optik.

Sipas mediave të huaja, ai është pjesë e serisë Xperia 10 të kompanisë, e cila është cilësuar si telefoni më i mirë i kompanisë ndonjëherë dhe kamera e tij konsiderohet të jetë më e mira, gjithashtu.

Ekrani i telefonit është 6.5 inç, ka procesor Snapdragon 8 Generation 1 ndërsa memoria e telefonit me 12 GB RAM mund të rritet nga 256 në 512 GB.

Telefoni ka një bateri 5000 mAh me një sensor gjurmë gishtash, altoparlantë të shkëlqyer dhe pretendohet se telefoni mund të karikohet deri në 50% në vetëm 30 minuta.

Është interesante se me celularin me të cilin dëshiron të rivalizojë Apple, kompania nuk po ofron as karikues, as kufje dhe gjëra të tjera.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu