Skuadra gjermane pezullon stërvitjen

0
Gjigandi

Kaizerslauterni, ekipi i Kategorisë së Tretë në futbollin gjerman, ka pezulluar stërvitjen gjatë ditës së djeshme. Shkak janë bërë analizat anti-”COVID” ku kanë rezultuar si të infektuar tre persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i njohur.

“Si pasojë e këtyre rasteve, FC Kaizerslautern duhet të ndërpresë stërvitjet datës 20 maj 2020. Vendimi u mor pasi drejtuesit u këshilluan me specialistët e Departamentit Gjerman të Shëndetësisë.

Tre personat e prekur do të ritestohen për të verifikuar rezultatin e analizave të para. Lojtarët që dyshohet se kanë “COVID-19” janë të izoluar në shtëpitë e tyre”, sqaroi klubi, ku në vitet ‘90 ka milituar edhe Igli Tare.

Sezoni i Ligës së Tretë gjermane duhej të niste më 30 maj, por teksa klubet kërkojnë ndalimin përfundimtar, federata shtyn për mbylljen e rregullt të sezonit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu