Skandali në “Oscars” – Will Smith i shqetësuar për të ardhmen dhe karrierën e tij në Hollywood

0
Skandali në “Oscars” – Will Smith i shqetësuar për të ardhmen dhe karrierën e tij në Hollywood
Gjigandi

Will Smith thuhet se është i shqetësuar për të ardhmen e tij në Hollywood.

Pas reagimeve mbarëkombëtare për goditjen me shuplakë të Chris Rock në “Oscars 2022”, një burim pohoi se aktori është i shqetësuar për atë që do të ndodhë me karrierën e tij në vijim.

“Ai ndihet i tmerrshëm dhe po përpiqet të mos bjerë në panik”, tha një burim i brendshëm për

Us Weekly

të mërkurën.

RonaTyra

Will Smith (Foto: AP/Chris Pizzello)

“Frika e tij më e madhe është se ai ndodhet në procesin e anulimit të plotë dhe nuk mund të bëjë asgjë për këtë, përveçse të ulet duarkryq, të pranoj dënimin si një burrë dhe të përpiqet të shlyejë sado që të mundet”.

Më 1 prill, 53-vjeçari dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe tha se do të pranonte çdo ndëshkim të mëtejshëm që vendoset për të.

“Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve ‘Oscar’ ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”, theksoi aktori në deklaratën e tij.

Jada dhe Will (Foto: AP/Chris Pizzello)

Presidenti i Akademisë së Filmit, David Rubin, theksoi se dorëheqja e Smith është pranuar.

“Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me procedurat tona disiplinore kundër Smith për shkelje të Standardeve të Sjelljes së Akademisë, përpara takimit tonë të ardhshëm të planifikuar të bordit më 18 prill”, tha ai.

Dorëheqja erdhi dy ditë pasi bordi drejtues i Akademisë u mblodh për të nisur procedimin disiplinor kundër artistit për shkelje të standardeve të sjelljes.

Ato procedura mund të kishin rezultuar në pezullim ose përjashtim dhe nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë dënimi shtesë mund të përballej.

Nëse do të ishte përjashtuar, Smith do t’i bashkohej një grupi të vogël njerëzish të larguar nga Akademia si: Harvey Weinstein, Roman Polanski, Bill Cosby dhe aktorja Carmine Caridi.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu