Skandali/ 1 muaj pas rikonstruksionit të godinës, Pirro Vengut i bie tavani “në kokë”: Ra se fryu era!

0
Gjigandi

Në redaksinë e Abc24.al ka mbërritur një video nga ambientet e brendshme të Autoritetit  Portual. Situata paraqitet e rëndë pasi profilet e vendosura në tavanin e sapo rikonstruktuar pak muaj më parë kanë rënë ose janë varur as një stuhie e cila duket sikur ka rënë brenda në zyrat e Autoritetit duke rrezikuar edhe punonjësit. Punimet duken mjaft të dobëta duke mos i rezistuar erës së parë që fryu në Durrës.

Video:https://www.instagram.com/reel/C5HTndMMhnm/?igsh=MmZyeTVodTJrMjN4

Edhe pse qyteti bregdetar njihet për pasurit e trashëguara nga të parët tanë sic është edhe Amfiteatri i Durresit i cili daton nga shekulli i II pas Krishtit dhe është një prej pamjeve më të mbresëlënës të periudhës romake në Shqipëri.

Ndërtimet dhe rikonstruksionet e kohërave moderne lënë shumë për të dëshiruar. Tenderi për mirëmbajtjen e zyrave të  Autoritetit Portual të Durrësit u hapën në shkurt 2024 nga Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv Pirro Vengu. Objekti i kësaj pune sipas dokumentacioneve  rezulton “Rehabilitimi I Zyrave  dhe hapësirave  të përbashkëta të ADM2”. Me fond limit rreth 9 milion lekë. Por përveç se pa kaluar 1 muaj nga rikonstrusioni nuk arriti të përballoj kushtet atmosferike duke u dëmtua në pjesën e tavaneve.

RonaTyra

Punimet e katiti të dytë  Drejtori Pirro Vengu i ka tenderuar 3 herë

Punimet nuk i mbijetuan as muajit e jo më shekujve dhe viteve por ku qendron skandali në dukje sipas dokumenteve të arkivuara në  sistem.

Drejtori i Përgjithshëm Pirro Vengu e ka hedhur në garë 3 herë katin e dytë të  institucionit Publik në të njëjtën kohë fiks në orën 12:00 janë hapur 3 procedura me rreth 9 milion lekë secila.

Skandaloze se si për një punë janë paguar 30 milion lekë.

Duke ngritur pikëpyetje për këtë tender.

  • 10 milion lekë nuk kanë mjaftuar?
  • Nëse 10 milion lekë nuk mjaftonin për të përmbyllur këtë punë ndarja e një tenderi në pjesë përbën shkelje të ligjit.
  • Ndërkohë  tenderimi 3 herë e një pune përsëri përbën vepër penale.
  • Përse duhet të shpërdoroheshin edhe 20 milion të tjera për një punë që mund ta mbyllte vetëm një kompani?
  • Mos ndoshta Drejtori ka dashur të kënaq 3 kompanitë duke shpërndarë paratë e taksapaguesve duke gostitur “miqtë”?
  • Cilat janë 3 kompanitë që drejtori ka shpërndarë tenderat
  • Garën e parë e ka fituar  I 2 A me aksioner NustretNela
  • Garën e dytë e ka fituar  Luan Spahija subjekt fizik
  • Garën e tretë e ka fituar HB- GroupConstruction me aksioner Bledar Hysa
  • Si do që të jetë e vërteta me katin e dytë u gostitën 3 kompani dhe në fund shiu dhe rrebeshi i ktheu punimet përmbys duke hedhur në plehra jo 10 as 20 por 30 milion lekë.
  • A mban përgjegjësi Drejtori Pirro Vengu për këtë tender dhe cilësinë e dobët të punimeve?
  • Përgjigja neutrale e drejtorit dhe hijet e abuzimit që fshiheshin në katin e dytë

Priza.al i dërgoi videot e pamjeve drejtorit i cili në kthim përgjigje shprehet se:

“Përshëndetje si jeni? Ju faleminderit  për mesazhin dhe shqetësimin e shprehur. Video që përcollët pasqyron  pasojat e një furtune me erë të fortë  në fundjavë, janë kryer të gjitha  riparimet e nevojshme nga grupet e gatshme  dhe jemi  në komunikim të vazhdueshëm  me Agjencitë Doganore për t’u ardhur  në mbështetje  për çdo nevojë.” shkruan drejtori.

Kjo përgjigje e drejtuesit të Autoritetit Portual, z Pirro Vëngu na krijoi një miksim ndjesish. E para ishte gëzim nga fakti që një zyrtar i lartë, u përgjigj shqetësimit që media ngriti. Dhe për këtë e falenderojmë që nuk i “rrëshkiti” përgjegjësisë. Por nga ana tjetër, u ndjemë pak të çuditur nga dëshira e z. Vëngu për tu tallur nëpërmjet kësaj përgjigjeje.

Së pari, shqetësimi nuk do duhej të ngrihej nga media, por nga vetë z. Vëngu si menaxhues i parave të mbledhura nga ndërmarrja që drejton, të cilat shpërdorohen në këtë formë.

Së dyti, z. Vëngu vërtet na tha që tavani ra sepse fryu erë, por nuk na sqaroi se si ndodhi që ky fortunal, dëmtoi tavanin nga brenda godinës! Si ndodhi kjo? Ishin lënë dritaret dhe dyert hapur dhe kur fryu era, bëri “korrent” dhe ra tavani?

Ishte era shumë e forte dhe shkuli çatinë e godinës, dhe më pas shqepi tavanet e sapo rikonstruktuar?

Këtyre pyetjeve disi retorike do kishim dëshirë t’i merrnim një përgjigje.

Por kur mori telefonin dhe ktheu përgjigje duke na thënë se tavani “i ra kokës” se fryu era, z. Vengu me siguri nuk e dinte se ky tavan në fakt ka “rënë kokave” që kur u nis si procedurë tenderimi dhe u bë dhe zhvillua në mënyrën që kemi sqaruar më sipër.

Një ngjarje banale, nxjerr në pah një skandal dhe abuzim të pastër për të cilin duhet të nisin menjëherë hetimet.

-vijon-/ Abc24.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu