Për pretendimet e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov ka reaguar Ministra e Jashtme e Shqipërisë.
Ajo mohon të ketë në Ukrainë shqiptarë mercenarë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “
mercenarëve shqiptarë”
në Ukrainë.
Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.