Situatë e tensionuar/ Rama i del krah Serbisë kritikon Kosovën

0
Gjigandi

Pasi heshti në mënyrë të çuditshme për pothuajse 24 orë për kërcënimet, shantazhet, bllokimin e rrugëve dhe shtënien me armë nga serbët e veriut të Kosovës, kryeministri Rama vendosi ta heqë qafe këtë patate të nxehtë si një temë dytësore, gjatë konferencës së shtypit me kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez.

Sakaq shtoi se qeveria e Kosovës ka bërë gjënë e duhur në lidhje me reprocitetin e targave, por duhet që të ulet sa më shpejt në tryezën e Ballkanit të Hapur.

“E kundërta është e vërtetë. Ngjarja e djeshme është pasqyrë e vështirësisë së thellë që ka në këtë marrëdhënie, siç e thashë, ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin në shtetin e Kosovës, bazuar në marrëveshjen e dakortësuar në Bruksel nuk është një e drejtë vetëm por detyrë e Kosovës. Unë e mbështes 100% qeverinë e Kosovës që kërkojnë që marrëveshja të zbatohet. Ashtu sikundër e përgëzoj Kurtin për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për dëgjimin e aleatëve. Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo i gabuar, këto nuk tregojnë që qasja jonë ndaj Serbisë është e gabuar. Këto tregojnë se përse ne kemi nevojë për këto. Kjo tregon se përse Kosova duhet të vijë të ulet në Ballkanin e Hapur, kur puna vjen për thikë ka 2 rrugë, njëra është e luftës nga e cila nuk fiton më asgjë askush dhe tjetra është ndërtimi i paqes.

Për mua qeveria e Kosovës ka bërë gjënë e duhur, që ka kërkuar të implemenohet marrëveshja dhe që e ka shtyrë. Fqinjët nuk i zgjedhim, ne do të kishim dashur mbase të kishim të tjerë por këta kemi”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu