Situata e zjarreve/ Monika Kryemadhi: Ja disa të vërteta për helikopterët “Cougar”, e ftoj Ramën …

0
Situata e zjarreve/ Monika Kryemadhi: Ja disa të vërteta për helikopterët “Cougar”, e ftoj Ramën …
Gjigandi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Kryemadhi shprehet se Shqipëria ka në pronësi 4 helikopterë “Cougar”, nga të cilët dy janë në Poloni për servis, një në Itali dhe i katërti ndodhet në Farkë i sapokthyer nga servisi në Zvicër, por nuk mund të fluturojë.

Ajo thotë se Shqipëria është e papërgatitur ndaj çdo krize që prek vendin.

Statusi i Monika Kryemadhit

Mqs kryeministri Rama ka më shumë qef llafet se faktet e papërgjegjshmërisë së tij, ja disa të vërteta, që i ftoj t’i kundërshtojë:

RonaTyra

Shqipëria ka në pronësi 4 helikopterë “Cougar”.

Aktualisht sot:

2 janë në Poloni, në pritje për tu servisuar.

I treti ka dy vjet në Itali, pasi ka bërë ulje të detyrueshme në kthim nga Franca.

Ndërsa i katërti është në Farkë, sapo është kthyer nga servisimi në Zvicër, por nuk fluturon dot se ka rrjedhje vaji.

Sot në Farkë fluturojnë vetëm dy helikopterë “As” të Policisë së Shtetit, me të cilët bëjnë stërvitje studentët e rinj. Edhe këta, punojnë vetëm pak orë dhe ngelen në tako.

Ah po, është edhe helikopteri i shëndetësisë EC-135.

Në kohën kur Shqipëria gjendet e papërgatitur ndaj çdo krize që vjen, buxheti i shtetit vazhdon të shpërdorohet me urdhër të Ramës për pronarët e inceneratorëve dhe PPP korruptive, që janë në fakt krenaria më e madhe dhe veprat e vetme të kryeministrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu