Sindikata e futbollistëve të Maqedonisë, ka siguruar 300 teste për skuadrat e Ligës së Parë të Maqedonisë.
Ideja e Sindikatës së futbollistëve është që të kryen testet me vetëm një aksion, ku makina mobile do të shkojë nga klubi në klub për të kryer testimet.
Në kumtesën zyrtare, presidenti i Sindikatës së Futbollistëve në Maqedonisë, Pançe Qumbev, ka kërkuar nga klubet dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë, që të sigurohen sa më shume teste, të cilat do ti përcjellin trendet evropiane, në të cilat do të testohen nga 2 deri më 3 herë, para se të rikthehen në terren.
Ende nuk ka asnjë datë të caktuar për rikthimin e futbollistëve në stërvitje dhe zhvillimin e ndeshjeve të futbollit elitar, edhe pse FFM, javën e kaluar, kërkoi udhëzime nga Ministria e Shëndetësisë.