Vazhdon debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Luçiano Boçi në komisionin hetimor për inceneratorët.
Kryeministri Edi Rama që nga fillimi i dëshmisë së mohoi ta quajë çështjen e inceneratorëve si aferë,siç e cilëson PD.
Tabaku: Zoti Rama të lutem, Boçi bëni pyetje konkrete që të mos bisedojmë për çdo gjë këtu. Pyetje konkrete për aferën e inceneratorëve
Rama: Jo për aferën jo. Pyetja konkrete është për.
Tabaku: Procedurat e 3 impianteve të mbetjeve me vlerë totale 430 mln euro.
Rama: Ç’është kjo 430 mln euro. Më kujtohet ajo fjalia, jep shpirt por s’heq dorë. 430 mln euro?
Boçi: Hapi i parë i procedurës korruptive, u la jashtë zgjedhjes landfilli që do zgjaste 100 vite.
Rama: Çfarë është kjo afera. Si e keni këtë punë ju, sikur hani shirit majtofoni që në mëngjes. Më çmendët, u normalizua biseda për bukuri, dhe filloni prapë afera. Si e bëni këtë punë. Keni gjithë ditën këtu, flisni për afera. Çfarë afera. Keni të gjithë nga një teori të vetën, hapi i parë i korrupsionit ishte ky, tjetri thotë që këtu ishin 3 veta shisnin sahate uji. Dhe dole ti, dhe njëri u përplas me makinë. Jeni në vete apo jo.
Boçi: Shpallja e procedurës, negocim pa shpallje. Kryqin nuk e bën as sipas përkatësisë fetare.
Rama: Pse si e bëj, si e kam përkatësinë
Boçi: Gjeje ti se nuk merresh vetë.
Rama: Duke iu dëgjuar juve, edhe Papa mund ta bëjë kryqin prapsht. Të rrijë Papa 8 orë me ju, e bën kryqin kokë poshtë.