Tabaku pas seancës së Komisionit Hetimor tregon ku dështoi Rama

0
Tabaku pas seancës së Komisionit Hetimor tregon ku dështoi Rama
Gjigandi

Pas përfundimit të seancës maratonë të Komisionit Hetimor për Inceneratorët ku dëshmoi kryeministri Edi Rama, Jorida Tabaku ka reaguar për mediat.

Tabaku tha:

“Ajo që dëgjuam për 10 orë ishte sigurisht dëshmitari që e mbronte korrupsionin, hiqte përgjegjësinë e tij. Ajo që nuk arritën shqiptarët të kuptojnë është se si disa që janë në kërkim nga drejtësia, arrijnë të paguhen akoma nga buxheti i shtetit. Unë besoj që komisioni i ka bërë një nder të madh publikut, duke bërë transparente faktet. Sot Rama dështoi të thoshte se ku kanë shkuar 100 mln që janë paguar për këto inceneratorë.

Si u jepet një konçension disa personave që nuk kanë lidhje me trajtimin e mbetjeve. Refuzoi të vërtetën. Bëri mbrojtjen më të mirë politike dhe publike pë rata që janë në kërkim. Ne kemi adinistruar faktet në Komision. Çudia më e madhe është se si mundet që kryeministri i një vendi, që ka dy ministra në burg, të jetë krenar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu