Siguria në plazhe/ Resortet në Spanjë, aplikacion për prenotimin e çadrave

0
Gjigandi

Një resort në Spanjë ka lançuar një aplikacion për të prenotuar hapsirën në plazh që do të garantonte sigurinë e nevojshme në rërë. Në qytetin e Benidormit, shumë popullor veçanërisht mes turistëve britanikë, dy plazhe të njohura janë ndarë në hapsira të caktuara, secila prej katër metrash katror, që plazhistët mund t’i rezervojnë përmes një aplikacioni, për të evituar kështu shpërthime të reja të koronavirusit.

Por sistemi ende nuk është vënë tërësisht në funksionim për shkak të mungesës së vizitorëve në këtë qytet me 67 mijë banorë që në 2019, numëronte 16 milionë vizitorë në natë, në hotelet e tij.
Për momentin, vetëm pak plazhistë shpalosin peshqirët e plazhit dhe rregollojnë shezllonët në plazhet që janë mësuar të presin deri në 15 mijë njerëz. Rojat e plazhit, të ulur në vendqëndrimet e tyre, përveç detyrave normale, duhet të monitorojnë edhe respektimin e distancës fizike por edhe dezinfektimin e tualeteve dhe pikave të ndihmës së shpejtë. Autoritetet kanë angazhuar e po trajnojnë edhe punonjës shtesë për të garantuar sigurinë e pushuesve.
Shumë resorte kanë hartuar strategji për të evituar mbipopullimin e plazheve 8 mijë kilometra të gjata të Spanjës, një strehë për miliona turistë nga Spanja dhe përtej saj. Duke filluar nga aksesi i kontrolluar me sensorë, që ndizen kur arrihet kapaciteti i plotë, e deri tek pjesët e ndara për grupe e ndalimi i lojrave që kërkojnë shumë hapsirë dhe përfshijnë shumë njerëz. Përveç tyre është edhe një vend pune i ri, ai i dezinfektuesit të shezllongëve dhe çadrave.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu