Si ndikon ecja në shëndetin tonë mendor?

0
Gjigandi

Sipas studimeve të ecësh në një vend të qetë dhe me gjelberim mund të përmirësoj ndjeshëm gjendjen shpirtërore dhe të reduktojë stresin. Ndërsa, ecja në një mjedis më të zhurmshëm, pa karakteristikat e mësipërme, na ekspozon ndaj nxehtësisë dhe zhurmës që kjo nënkupton ngarkesë për humorin, nivelet e stresit dhe shëndetin tonë.

Studimi, i botuar në Cities & Health, shton një tjetër debat se mjedisi është i rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit mendor dhe mjediset urbane duhet të gjelbërohen mjaftueshëm për t’u bërë më tërheqës dhe për të vepruar si qetësues të stresit kur ecim.

Faktorët klimatikë si temperatura e lartë, ndotja e ajrit dhe ndotja akustike, si dhe ndryshimet e tyre, ndikojnë në shëndetin mendor dhe duhet të merren parasysh në hartimin e peizazheve urbane, argumentojnë studiuesit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu