Si do ndikojë rritja e çmimit të naftës tek fermerët? Ministrja e Bujqësisë paralajmëron këtë gjë

0
Si do ndikojë rritja e çmimit të naftës tek fermerët? Ministrja e Bujqësisë paralajmëron këtë gjë
Gjigandi

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka njoftuar se në javët e para të prillit pritet të nisë shpërndarja e naftës së disbursuar për fermerët që kanë aplikuar në skemën e ndihmës.

Nga foltorja e Kuvendit, Krifca u shpreh se sasia e naftës falas që do të shpërndajë qeveria për fermerët, është tre herë më e lartë se sa një vit më parë.

Sipas saj, edhe fermerët që kanë aplikuar në skemën e ndihmës, është dyfishuar në krahasim me vitin 2021.

“Skema e mbështetjes me naftë është zbatuar në vitin 2021, ku përfituar rreth 19 mijë fermerë. Kjo masë synon përmirësimin e mekanizmit bujqësor, rritjes së sipërfaqes së kultivuar. Fermerët janë mbështetur me sasi falas me naftë. Kemi hequr akcizë, taksën e karbonit. Aplikantët janë individualë, bëhet me një deklarim online. Procesi i kontrollit në terren kryhet pas shpërndarjes së naftës. Në qarkun Shkodër, përfituan 887 fermerë të cilët kanë përfituar 270 mijë litra naftë falas. Më shumë se 4 mijë hektarë në qarkun Shkodër janë mbhjellur. 2 mijë hektarë u përdorën për ferma, 1800 për grurë e misër.

Mbrëmë është mbyllur afati i aplikimit për skemën për vitin 2022. Aplikimet janë dyfishuar. Sasia e naftës është trefish më e madhe se ajo e vitit të kaluar. Ne kuptojmë që situata është e veçantë për këtë vit. Ndaj rritëm fondin në dispozicion me 500 mln lekë. Në javët e para të prillit të nisim shpërndarjen e sasisë së parë të naftës. Disbursimi i fondeve të naftës do bëhet më shpejtë. Në lidhje me kërkesën tuaj për sipërfaqen e sferave dhe minimumin e tufave. Një kemi investim për ngritjen e serave

RonaTyra

” – tha Krifca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu