Shtyhet seanca e parë në Apel për Enkeleda Hoxhën, shkak mungesa e gjyqtares

0
Gjigandi

Seanca e Parë në Apel ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha ka dështuar.

Burime për median bëjnë me dije se seanca është shtyrë, pasi gjyqtarja Saida Dollani nuk ka qenë e pranishme. Hoxha i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Posaçme, teksa kërkonte masën e lirimit nga qelia. Por gjykata e rrëzoi kërkesën me argumentin se nuk nuk kishte përmbushur afatin e burgut.

Hoxha u dënua me 3 vite burg, por më pas përfitoi gjykim të shkurtuar. Ish-gjyqtarja akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu