Zgjedhjet për kryetar të PD të degës në Bulqizë të cilat ishin planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme, u anuluan.
Kjo për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve.
Sakaq Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, ka bërë me dije se në vijim për datën e re të organizimit të zgjedhjeve në PD Dega Bulqizë.
Njoftimi:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar në pesë degët e PD po vijon normalisht, e pa probleme. Interesi i anëtarësisë është i madh duke krijuar shpesh herë edhe fluks në qendrat e votimit. Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që sot ishin planifikuar zgjedhjet për Kryetar të PD Dega Bulqizë.
Për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve, u vendos që në këtë degë zgjedhjet të organizohen ditën e martë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do njoftojë në vijim për datën e re të organizimit të zgjedhjeve në PD Dega Bulqizë