Shtohen divorcet në Shqipëri, një në katër çifte ndahen

0
Shtohen divorcet në Shqipëri, një në katër çifte ndahen
Gjigandi

Divorcet në Shqipëri janë rritur ndjeshëm, një në katër çifte ndahen.

I ftuar në A2 CNN, sociologu Gëzim Tushi foli për këtë fenomen në rritje.

Sociologu u shpreh se një ndër problemet që ka rritur divorcin është edhe lehtësia me të cilin martohen të rinjtë.

“Binomi martesë-divorc është i përjetshëm, universal. Në të gjithë historinë kanë ekzistuar. Diagnozën duhet ta bëjmë me të kaluarën. Në kohën e sotme, divorci ndodh më shpesh. Duhet të shikojmë arsyet personale dhe sociale. Ka dy grupe arsyesh që kanë sjellë këtë shifër që është goxha e lartë. Në fakt, nuk jemi nga vendet e para në Europë, por në Ballkan. Në Danimarkë e Finlandë arrin në gati 50%”.

“Mendoj se te ne është kjo situatë pasi kam përshtypjen që edhe martesa bëhet me mendjelehtësi dhe po me kaq mendjelehtësi bëhet edhe divorci. Tek të rinjtë edhe kultura e martesës është me defekte dhe kultura e divorcit është me defekte. Kjo do të thotë se shpesh të rinjtë marrin vendimin për ta krijuar këtë institucion nën aparencën e jashtme, nën tundimin e seksualitetit, nën parapëlqimet momentale”, u shpreh tutje sociologu.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu