Shteti mbushi xhepat/ Kush fitoi dhe kush humbi në Shqipëri nga lufta në Ukrainë?

0
Gjigandi

Nga Marina Kërçeli

Një konflikt (përshkallëzuar në luftë) i nisur më 24 shkurt të këtij viti me Rusisë dhe Ukrainës është duke lënë pas dhjetra-mijëra viktima dhe ka nxitur krizë ekonomike në gjithë botën.

Për rrjedhojë kjo luftë ka sjellë problem madhor, siç është kriza e shpërnguljes nëpër botë rreth 6.16 shtetas ukrainas kanë emigruar në vendet evropiane. Përpos kërcënimit dhe frikës që përjetojnë njerëzit aty, Ukraina është duke humbur dhe një pjesë të territorit në Kiev duke përfshirë Lysychansk dhe qytete të tjera në Donbas.

Si pasojë e bombardimeve ekonomia e saj është shkatërruar dita-ditës dhe mjaft qytete janë kthyer në rrënoja. Në horizont nuk duket ende një fije shprese për Ukrainën. Sipas parashikimeve që Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka nxjerrë, ekonomia e këtij vendi do të tkurret me rreth 45% gjatë viit 2022, vlen për t’u theksuar se bilanci i dëmeve të luftës  ende nuk janë nxjerrë. Nga ana tjetër ekonomia e Rusisë është dëmtuar në mënyrë të frikshme, pas sanksionet të ashpëra që Perëndimi ka vendosur si një ‘armë’ për t’i treguar qëndrimin kundër luftës që i ka hapur Ukrainës. Banka Qendrore e Rusisë parashikon që ekonomia e saj 1.8 trilion dollarëshe të tkurret për 4 deri në 6% në 2022, më pak sesa 8-10 për qind sa kanë qenë.

Një luftë ku nuk po shihet ende drita në fund të tunelit duket se ka rritur në një mënyrë të mprehtë çmimet e ushqimeve, metaleve dhe energjisë në të gjithë botën sepse Ukraina është vendi i 8-të në botë për eksportet e grurit dhe mund të plotësojë nevojat ushqimore të 600 milionë njerëzve. Ukraina është quajtur shpesh ‘kanistra e bukës’ e të gjithë Evropës, pasi gruri dhe drithërat e tjera të prodhuara atje mund të ushqejnë të gjithë Evropën.

Për shkak të peshës prodhuese, lufta rrezikon të përshkallëzohet në një krizë ushqimore pasi inflacioni po godet ashpër ekonominë globale.  Nëse fokusin do ta drejtojmë tek dëmet që ka sjellë në botë, Europë dhe veçanërisht vendit tonë mesa duket ajo që po ‘trondit ekonominë’ mbarëbotërore është çmimi i hidrokarbureve. Ndryshim i cili nuk kishte ndodhur në këtë lloj rritmi edhe në vitin 2008, duke arritur nivelin më të të regjistruar ndonjëherë. Sepse Rusia është eksportuesja e dytë më e madhe në botë pas Arabisë Saudite dhe ekspertuesja më e madhe në botë e gazit natyror, miellit, dhe elementit kimik – palladiumit. Në këto kushte është ulur oferta, ndërkohë kërkesa është më e lartë. Në momentin që kjo balancë është në përpjesëtim të zhdrejtë, shifrat kapin vlera të pa imagjinueshme më parë ku një fuçi sot kushton 85 dollarë, ku pikun e arriti deri në 139 dollarë ky është niveli më i lartë i çmimit që nga korriku i vitit 2008.

Ky ndikim në çmimet e hidrokarbureve do të detyrojë tregjet evropiane të rritin kërkesën për naftë dhe energji duke ndikuar direkt edhe në importet shqiptare. Ky do të ishte një nga ndikimet direkte për ekonominë shqiptare, si dhe për gjithë vendet e tjera. Një tjetër problem madhor që pritet të ndodhë nga lufta mes këtyre dy vendeve është përshpejtimi i ndarjes së botës në blloqe ekonomike.

Pushtimi i Ukrainës mund të mos shkaktojë një krizë ekonomike globale sot, por do të ndryshojë mënyrën se si ekonomia botërore funksionon për dekadat e ardhshme.

Ajo që nuk duhet neglizhuar sot si nga qeveria, aleatët apo populli është fakti se ekonomia e Shqipërisë indirekt apo drejtpërdrejtë goditet nga lufta Rusi-Ukrainë. Deri më tani kemi arritur të shquajmë se rritja e çmimeve të ushqimeve të shportës dhe energjisë, pasi me ardhjen e dimrit nevoja për energji rritet.

Ndërkohë në vendin tonë nuk ka pasur eksperiencë të mjaftueshme për energji alternative, si nga ana e qeverisë ashtu dhe nga individët. Duhet theksuar se vendi ynë nuk shquhet për rezerva të mëdha por është tërësisht i varur nga importi, nëse lufta zgjat dhe sanksionet gjithashtu shumë kompani do të falimentojnë.

Ato që do të mbizotërojnë nuk do të kenë konkurrentë por do të rrisin çmimet dhe do të spekulojnë më artikujt për të mbijetuar. Nëse lufta zgjat dhe sanksionet gjithashtu, Shqipëria do të ndikohet prej saj me furnizimin e mallrave kryesore në vend, buka pas lufte është rritur dy herë:

  • 1 kg bukë-80 lekë para luftës
  • 1 kg bukë-100 lekë, pas dy muaj luftë
  • 1 kg bukë-120 lekë shitet tani.

Nafta arriti në 11 mars 2022, 270 lekë/ litri. Herë pas here Bordi i Transparencës ndërhyn duke lëvizur çmimet, gjë që tregon mos stabilitet të tregut vendas. Shoqëria civile nga ana tjetër është shprehur se Bordi duhet të shkrihet pasi nuk ka arritur të mbajë çmimet sipas nevojave që ka populli, duke devijuar kështu nga objektivi që u krijua. Të ndodhur përballë pamundësisë për të frenuar rritjen e çmimeve, kjo nuk ka përjashtuar as rritjet spekulative duke i atribuar fajin luftës.

Në 1 litër naftë, aktualisht qeveria përfiton 50 lekë TVSh, nga 223 lekë/ litri.

Në dallim nga 2021 kur 1 litër naftë shitej 170 lekë, qeveria përfitonte 20-30 lekë për çdo litër naftë që shitet tek konsumatori.

Në bazë të të dhënave a ka vullnet qeveria të ulë çmimin?

Si një vend që 47% të lëndë të para për industrinë ushqimore (drithëra, vaj luledielli etj.) i siguron nga Rusia dhe dhe nga Ukraina 3.3%, parashikohet se çmimi i drithërave do të rritet më tej.

Ekonomia në rënie vijon…

Nevoja urgjente që ka vendi ynë është që të marrë masat e nevojshme dhe të shmangë ato të gabuarat, pasi mund ta shtyjë ekonominë në rrezik, duke humbur dhe atë që kemi arritur deri më tani, çka mund të  çojë në hapa pas të procesit të integrimit në BE./priza.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu