Macron thirrje Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza

0
Gjigandi

Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza, sipas një deklaratë të  presidentit francez Emmanuel Macron. Në një intervistë ekskluzive në Pallatin Elysee, ai tha se nuk kishte “asnjë justifikim” për bombardimet, duke thënë se një armëpushim do të ishte në dobi të Izraelit.

Ndërsa njohim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, ne i bëjmë thirrje që të ndalojnë këtë bombardim në Gaza”, u shpreh Macron.

Por ai gjithashtu theksoi se Franca “dënon qartë” veprimet “terroriste” të Hamasit. Ashtu sikurse Franca, edhe Izraeli, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe vende të tjera perëndimore e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste. Kur u pyet nëse donte që liderë të tjerë përfshirë në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar t’i bashkoheshin thirrjeve të tij për një armëpushim, ai u përgjigj: “Shpresoj se do ta bëjnë.”

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu