Shtëpitë e reja dhe zyrat në këtë shtet… do të kenë instalime rikarikimi ‘me detyrim’ për mjetet elektrike

0
Gjigandi

Bota po ndryshon me shpejtësi dhe bashkë me përparimin e teknologjisë duhet “shtruar” edhe infrastruktura e përshtatshme. Kështu, Anglia bëhet vendi i parë në botë që me anë të një ligji të posaçëm, do t’u kërkojë të gjithë shtëpive të reja të instalojnë rikarikues për automjete elektrike

“Shtëpitë e reja dhe ndërtesat si supermarketet dhe vendet e punës, si dhe ato ndërtesa që do t’u nënshtrohen ristrukturimeve të mëdha, e kanë të detyrueshme të instalojnë stacione rikarikimi për mjete elektrike, duke nisur nga viti i ardhshëm, sipas një legjislacioni të ri, i njoftuar dje nga kryeministri britanik, Boris Johnson – shkruhet në faqen e qeverisë britanike.

Falë këtyre rregulloreve, çdo vit pritet të instalohen deri në 145.000 stacione rikarikimi në të gjithë Anglinë, deri në vitin 2030, kur do të ndalet shitja e makinave të reja me benzinë dhe diesel.

Këto stacione rikarikimi u shtohen më shumë se 250.000 sistemeve të rikarikimit pranë shtëpisë dhe në vendin e punës që qeveria ka mbështetur deri më sot.

Më specifikisht, të gjithë shtëpitë e reja dhe zyrat duhen të pajisen me sisteme të rikarikimit “inteligjent” që mund të rikarikojnë në mënyrë automatike automjetet gjatë kohës që nuk është piku. Zyrat e reja duhet të instalojnë një sistem rikarikimi për çdo pesë vende parkimi. Me këtë ligj, Anglia do të bëhet vendi i parë në botë që do t’u kërkojë të gjithë shtëpive të reja të kenë rikarikues për automjete elektrike (EV – Electric Vehicles).

RonaTyra

Nisma do të rrisë besimin tek të gjithë ata që do të kalojnë nga makinat me gaz për të kapërcyer ankthin e distancës, duke qenë se shumë në shtëpi në Angli nuk kanë parkime në rrugë apo garazhe. Propozimi bën pjesë në lëvizjen për të rritur me shpejtësi numrin e stacioneve të rikarikimit në të gjithë Anglinë përpara ndalimit të automjeteve të reja me lëndë djegëse fosile.

Nigel Pocklington, CEO i shoqërisë për energjinë e pastër Good Energy tha se “rikarikimi fleksibël në shtëpi dhe në vendin e punës gjatë ditës do të jetë i rëndësishëm për dekarbonizimin jo vetëm të transportit, por të të gjithë sistemit energjetik në Mbretërinë e Bashkuar.

Ashtu si efikasiteti më i mirë i energjisë, ngrohja elektrike dhe energjia diellore te 13.5 milionë shtëpi – shpresojmë ta shohim gjithë këtë si pjesë e planeve për shtëpitë e reja. Mandati për sisteme rikarikimi për automjetet elektrike te shtëpitë e reja dhe zyrat pritet të nisë në vitin 2022.

/Burimi: Electrek/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu